Interex dhuron konsumatoreve 10.000 çanta me material te recikluar
20 Tetor, 2023
“Nuk kemi tokë të dytë, prandaj duhet ta ruajm atë.”
Nëse kujdesemi për tokën tonë dhe burimet natyrore, atëherë mund të sigurojmë një mjedis të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.
Nxitja e ndërgjegjësimit për ruajtjen e mjedisit fillon nga një moshë e hershme.
Disa mënyra të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e ambientit jane:
- Edukimi i fëmijëve në lidhje me rëndësinë e riciklimit të mbetjeve, duke i treguar atyre se si të ndajnë dhe të riciklojnë materiale të ndryshme.
- Stimulimi i përdorimit të materialeve të riciklueshme në lojëra dhe aktivitete të përditshme për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e riciklimit.
- Reduktoni përdorimin e plastikës duke përdorur produkte të riciklueshme
Nga fillimi, çantat Eco janë krijuar me një qëllim të qartë: të ndihmojnë në uljen e ndotjes se mjedisit dhe të kontribojnë në mbrojtjen e natyrës
Çantat Eco na tregojnë se është e mundur të ndërtojmë një mjedis më të pastër dhe të bëjmë ndryshime pozitive përmes veprimeve tona të përditshme.
Për këtë qëllim rrjeti I marketeve Interex ka marrë një veprim të rëndësishëm për të promovuar përdorimin e materialeve të ricikluara duke dhuruar 10.000 çanta me material 100% të recikluar prodhuar në Europë enkas për Interex
Këto çanta do të dhurohen konsumatorëve të saj besnik me qëllim që të ripërdoren, të mbrohet ambienti dhe të kemi konsumatorë të kënaqur.