1 Qershori ndryshe në Interex

6 Qershor, 2023

1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ku më shumë se çdo ditë tjetër duhet të vihet në fokus: shëndeti, edukimi dhe mirëqenia e fëmijëve kudo nëpër botë.

Prioritet kryesor janë fëmijët që nuk gëzojnë të gjitha të mirat materiale ose prindërore, e këtë qershor Interex, si një ndër rrjetet më të mëdha të marketeve në Kosovë, është kujdesur të vë buzëqeshje në fytyrat e grupeve të veçanta shoqërore të fëmijëve.

 

Me një aksion që përfshinë tri aktivitete, Interex do të sigurojë ushqimet për fëmijët që janë pjesë e: Down Syndrome Kosova, fëmijët me autizëm dhe fëmijët pa kujdes prindëror – OJQ OFAP.

 

 

 

 

Përveç pakove ushqimore, Interex do të dhurojë edhe veshje për fëmijët pa kujdes prindëror – OJQ OFAP.

Interex kujdeset gjithmonë që përveç çmimeve të volitshme, ofertave dhe shumëllojshmërisë të produkteve, të përkujtoj çdo datë dhe festë të rëndësishme, duke u gjendur pranë të gjitha grupeve shoqërore në Kosovë.