Petulla të shpejta për iftar

3 Prill, 2024

Petulla të shpejta, petullat e iftarit, kjo recetë nuk bën të mungojë në asnjë shtëpi sidomos gjatë Ramazanit, do duket e pa besueshme me kaq pak përbërës të fitoni kaq shumë shije, por për ta vertetuar duhet ti provoni! Për të arritur këtë finalizim të petullave ka dy sekrete gjatë gatimit, mënyra e hedhjes së brumit në vaj, dhe skuqja e petullave me leter pjekje!
Përbërësit:
Dy vezë
Një gotë kos #ibuget
Dy gota miell
Një pako pluhur për pjekurina #ibuget
Një lugë çaji krip
Vaj të bollshëm për skuqje!
Produket nga @interexks
Me këta përbërës fitojmë një brum te ngjitshëm, brumin e kalojmë në një shiring, është sekreti dhe mënyra më praktike për t’i formuar petullat në një formë të njejtë dhe pa prekur brumin fare, brumi pas përgatitjes nuk ka nevojë të pushoj menjëherë mund të filloni me skuqjen!
Ndërsa letra për pjekje e vendosur ne tigan shërben që petullat të pjeken mirë për brenda dhe mos të skuqen shumë por ta ruajn këtë ngjyrë të artë.