Rrollad me banane

31 Janar, 2024

Rrollad me banane
Përbëresit:
8 ve
8 lugë sheqer
6 lugë miell
8 lugë arra të bluara
Filli:
700 gr qumësht
7 lugë sheqer
1 sheqer vanilje
7 lugë miell
7 lugë arra të bluara
250 gr gjalpë
2 pako krem vanilje(shllag)
5 banane
Përgaditja
Vendosim vezët dhe sheqerin në enë i perziejmë për disa minuta deri sa masa të dyfishohet, shtojmë arrat dhe miellin dhe i perziejmë.
Masën e derdhni në tepsi të shtruar paraprakisht me letër dhe pjekët për 15 min në temp 170 c.
Vendosim qumështin në tengjere për ngrohje në enën tjeter përziejmë miellin sheqerin, sheqer vanilje dhe miellin.
Masën e derdhim në qumështin e ngrohur dhe e perziejmë vazhdimisht deri sa masa të trashet. Pastaj shtojme arrat dhe presim deri sa ftofet.
Shtojmë gjalpin dhe e perziejme për 5 min .
Brumin e pjekur e lyejmë me fill dhe i vendosim nga 2 banane paralelisht dhe e rotullojmë brumin në formë rollate.
Me pjesen e mbetur te fillit lyhet rollata nga jashte.
Përgaditen 2 krem vanilje dhe lyhet rollata.

|