Lamington
10 Nëntor, 2023
Receta nga interex
Përbërësit:
3 vezë
10 lugë gjelle sheqer
1 qeskë sheqer vanilje
100 ml qumesht
13 lugë vaj
16 lugë miell
1 qeskë pluhur për fryerje
Për lyerjen e kubëzave:
150 gram gjalpë ose margarin
150 çokollatë të zezë
150 gr sheqer
200 ml qumësht
200 gram kokos
Rrahni me mikser vezët me sheqerin dhe vaniljen derisa të fryhen. Shtoni ngadal qumshtin dhe vajin. Pastaj shtoni miellin të përzier me pluhurin e fryerjes. Përzijini dhe hidheni në tepsi. Piqini për 30 min në temp 180.
Vendosni ne tenxhere qumshtin, sheqerin, gjalpën dhe çokollatën. Zieni derisa të shkrihen; lërëni të ftohfet.
Pasi të ftohfet keku dhe çokollata, kalojini kubëzat në çokollatë pastaj në kokos.