Interex nis projektin “Pemë më shumë në qytetin tim”

6 Qershor, 2023

Dita Botërore e Mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti.

Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

Pikërisht në këtë ditë, Interex së bashku me Komunën e Prishtinës, kanë mbjellur pemë tek rruga “Enver Maloku”, duke ia shtuar gjelbërimin kësaj lagjeje.

Interex këtë donacion e ka bërë në kuadër të projektit “Pemë më shumë në qytetin tim”.

Ndërsa, ky projekt ka nisur në Prishtinë dhe do të vazhdojë edhe në komunat e tjera.