Interex babadimri juaj gjatë gjithë vitit

16 Janar, 2023

Në këtë periudhë të fundvitit, ku çdo ditë numërohet deri në natën e ndërrimit të motmoteve dhe ku gjithsecili pret një dhuratë të bukur nga dikush, rrjeti më i dashur i supermarketeve, Interex, ka vendosur që të jetë pranë fëmijëve të qyteteve të ndryshme të Kosovës.

Në rolin dhe me veshjen e Babadimrit, stafi i Interex do të shpërndajë gjithandej qyteteve për t’i dhuruar 30 mijë dhurata për fëmijë, duke sjellur buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Ky aktivitet është realizuar nga Interex prej vitit 2019.

E nisur  prej kësaj iniciative, këtë vit banorët e Big Brother kanë përgatitur në sfidën e Interex 1147 dhurata të tjera për fëmijët.

 

Dhuratat u shperndanë në këto organizata:

Sindrome Down Kosova

Për fëmijët e qendrës së komuniteteteve Ashkali, Rom, Egjiptas, Boshnjak dhe Goran në Ferizaj

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Asosacioni i Autizmit në Kosovë

Autizmi flet

Organizata OAktiv

Organizata e fëmijeve jetim “Gjurmët e Pejës”

 

Përveç këtyre dhuratave të përgatitura nga banorët e BBVK,  Interex ka shpërndarë dhurata gjithandej në Kosovë 30 mijë dhurata