Produkte EXTRA veç për Fitër Bajram!

29 Prill, 2022

Muaji i Shenjtë i Ramazanit po përfundon por po vjen festa e ëmbël që e presim me shumë dashamirësi pra Festa e Fitër Bajramit.

Kjo festë për besimtarët muslimanë nënkupton solidarizimin, gëzimin shpirtëror dhe shkëmbime të ngrohta me familjarët dhe miqtë, po ashtu gjatë kësaj dite jeni nën shoqërinë e ëmbëlsirave të ndryshme që e karakterizojnë këtë festë.

Kështu që rrjeti i marketeve Interex ka sjellë oferta speciale extra për produktet që ju nevojiten për festën e Fitër Bajramit duke filluar nga produktet bazë që nevojiten për përgaditjen e ëmbëlsirave, set gotash, pije të ndryshme si dhe ushqime për drekën e Fitër Bajramit, detergjentë të ndryshme, veshje për fëmijë dhe të rritur dhe shumë e shumë produkte me çmime shumë të volitshme.

Rrethoni tavolinën tuaj me dashuri e zemrën plot në këtë festë të rëndësishme.

Në fletushkën mëposhtë i shihni produktet që ju duhen për festën e Fitër Bajramit!

Festo bashkë me Interex!