Qysh m’u bo me banesë te Rana e Hedhun t’u ble harxh ekstra lirë?

22 Prill, 2022

Të gjithë kemi dëgjuar për plazhin e bukur të Ranës së Hedhun në Shëngjin, i cili shquhet për pastërti, distancë më të afërt nga Kosova dhe ujë pothuajse sikurse të detit Jon!

Por, çfarë nëse ju themi se pikërisht në këtë vend ju mund ta keni banesën tuaj… madje falas?

Rrjeti i supermarketeve Interex edhe këtë vit po vazhdon ritualin e lojës shpërblyese për konsumatorët e vet!

Bëhet fjalë për lojën shpërblyese në të cilën ndahet shpërblimet më të mëdha në vend, siç janë:

– 3 vetura të reja Citroen C3 të vitit 2022
– 165 shpërblime CASH
– Banesë në deti tek Rana e Hedhun

Si mund të bëheni pjesë e kësaj loje?

Loja është ekstra e lehtë! Sikurse çdo herë, pas secilës herë që ju blini harxh me çmimet më të lira në treg, ju përfitoni kupona.

Këta kupona ju i mbushni me të dhënat tuaja dhe i dorëzoni për t’u futur në lojë!

Loja shpërblyese ka filluar me 11 mars dhe zgjatë deri me 3 qershor. Pra deri atëherë sa më shumë kupona që dorëzoni, aq më të mëdha i keni shanset për të fituar.

Më shumë rreth Interex

Interex veçse njihet në treg si rrjeti më i dashur i supermarketeve për konsumatorët sepse vazhdimisht ka prioritet konsumatorin. Interex përveç se organizon loja interesante, gjithashtu edhe sjell inovacion siç janë arkat vetshërbyese për të mos pritur në radhë, dhe çmimet digjitale të cilat garantojnë saktësi në çmimin te rafti dhe te arka! Madje, këto çmime janë edhe e-paper, që nënkupton se e kursejnë energjinë.