Receta e shpejte-Torte Milka me shume shije

9 Mars, 2022

Perberesit qe nevoiten jane :

Pandispanja:
7 të bardhat e vezëve
6 lugë sheqer
150 gr arra të bluara
50 gr biskota të bluara
1 qeskë pluhur për fryerje

Krema:
7 të verdhat e vezëve
6 lugë sheqer
4 lugë miell
800 ml qumësht
1 puding vanilje
125 gr gjalpë
100 gr çokollatë të zezë
100 gr çokollatë të bardhë

Në një enë rrahni me mikser të bardhat e vezëve me sheqer derisa të ngurtësohen.
Shtoni ,arrat, biskotat dhe pluhurin për fryerje.
Sipër tepsis vendosni letër dhe hidhni masën e përgaditur.
Piqet në furrë në temperaturë 160 C për 15 minuta ose derisa një rrëmojse e futur në qendër të korës të dalë e pastër.
Në një enë tretni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe sheqerin e vaniljes.Shtoni pak qumësht pastaj hidhni pudingën dhe miellin. Trazojini që mos të krijohen kokërrzat dhe derdheni te qumështi përzijeni në temperaturë të ulët derisa të trashet pastaj lereni të ftohfet.
•Shkriji çokollatat dhe lërëni me një anë.
•Trazoni gjalpën dhe bashkojeni me kremen e përgaditur e te ftohur.
Pandispanjën e ndani në 3 pjesë.
Kremën ndajeni në 3 pjesë, njërës i shtoni çokollatën e bardhë ndersa dy tjera e çokollatën e shkrirë të zezë dhe në fund tortën e lyeni me krem çokollate.
Per me shume detajet rreth recetes shikojeni videon me poshte: