Për 8 Mars – Extra festë, Extra produkte, Extra zbritje!

4 Mars, 2022

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për çdo vit me 8 mars. Në vende të ndryshme të botës, fokusi i celebrimit të kësaj dite i jepet respektit, vlerësimit dhe dashurisë ndaj grave, e po ashtu në disa vende festa e ka fokusin në pozitën ekonomike, politike dhe sociale të grave.

Festë kjo e kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje.

Sigurisht që jeni në mëdyshje se çfarë dhurate ti bëni më të shtrenjtës suaj dhe se ku ta bleni.

Ju rekomandojmë që zgjidhjen si për nga lloji i produktit, i çmimit e keni në rrjetin e gjerë të marketeve pra në Interex.

Interex këtë 8 Mars ofron Extra produkte me Extra zbritje, keni zgjedhje në këto lloje produktesh (çokollata të ndryshme, sete për femra me shampo dhe kremëra të ndryshme, shampanjë, verë si dhe veshje për femra, oferta vlen prej 04 deri më 10 mars.

Festo bashkë me më të dashurat tuaja!