Si të përgadisim Speca të mbushur?

18 Tetor, 2021

Speca të mbushura me mish

Speca, somborka
500 gr mish viçi të grirë
1 qepë të madhe
1/2 gotë oriz
3-4 thelpinj hudhra
5-6 domate
2 karrota
vaj
Majdanoz
Kripë, piper te zi

Fërgoni qepen me pak vaj pastaj shtoni mishin dhe fergojini derisa të ndrojë ngjyrë shtoni edhe hudhrat.
Shtoni orizin, kripë, piperin e kuq dhe të zi.
Mbushni taven me domate, karrota, qepe te njoma, majdanoz dhe hudhra.
Specave të pastruara largojuni bërthamen.
Mbushni tepsin me domatet te coptuara dhe me karrota.
Specat mbushni me mishin e përgaditur e në fund vendosjuni nga një copë domate dhe vendosini në tepsi e mbushur.
Piqini në furrë për 30-40 minuta duke e mbuluar me foli alumini.
Pas 30 minutash largojeni folin sperkatni me vaj dhe sipas nevojës hidhni pak ujë lereni edhe 15 min të tjera të piqen.