Çmimet Digjitale

23 Korrik, 2021

Çmimet Digjitale – një tjetër inovacion nga Interex

Krahas çmimeve ekstra lirë e lojërave shpërblyese, rrjeti i supermarketeve Interex njihet edhe për inovacionet që i sjell në tregun kosovar.

Pak kohë pasi i ka prezantuar arkat digjitale si një risi në Kosovë për ta lehtësuar procesin e blerjes dhe për t’i shmangur pritjet, së fundmi Interex ka prezantuar edhe inovacionin më të ri: Çmimet Digjitale!

Çfarë janë Çmimet Digjitale?

Të lidhura me dritë dhe pa pasur nevojë të funksionojnë me rrymë apo me internet, Çmimet Digjitale janë të vendosura në të gjitha produktet nëpër rafte.

Të digjitalizuara në tërësi, çmimet e produkteve tani menaxhohen në mënyrë automatike dhe kjo ndikon që pothuajse të pamundësohet krejtësisht gabimi në mes çmimit në raft dhe atij në arkë.

Kjo po ashtu është një risi në Kosovë, ku Interex është i vetmi rrjet i supermarketeve që e ofron këtë inovacion të cilin e ka zhvilluar vet.

Për momentin, këto çmime gjenden vetëm në pikën e Interex tek QKUK, por pritet që në të ardhmen të vendosen në të gjitha pikat në Kosovë.