Arka vetsherbyese

23 Korrik, 2021

Interex sjell inovacion në Kosovë, tani me arka vetshërbyese për të mos pritur në rend

 

Rrjeti i supermarketeve Interex, krahas ofertave me çmime ekstra të lira që vazhdimisht i sjell për konsumatorët e vet dhe lojërave shpërblyese, tani ka sjell edhe një risi në Kosovë.

Me të ashtuquajturat arka vetshërbyese, tani konsumatorët nuk do të kenë nevojë të presin në rend, por do të munden të paguajnë vet ekstra shpejtë!

Si funksionon kjo?

Arka vetshërbyese, siç e shihni në foton e mëposhtme, është e teknologjisë së fundit dhe ju mundëson që të bëni pagesa me para të gatshme ose me kartelë.

Ju i skanoni produktet që dëshironi t’i blini, e bëni pagesën dhe e gjithë kjo eksperiencë kryhet në kohë rekord pa pasur nevojë të pritni në rend.

Deri më tani, Interex ka lansuar gjithsej 4 arka vetshërbyese në pikën tek QKUK në Prishtinë.

Rrjeti i supermarketeve ju fton të bëheni pjesë e këtij inovacioni dhe njëkohësisht të përfitoni nga çmimet ekstra të lira duke paguar vet pa pritur në rend!